OPERACION I SPAK KUNDËR GRUPIT KRIMINAL, ARRESTOHET ERGYS KASTRATI ALIAS “BISHJA”

OPERACION I SPAK KUNDËR GRUPIT KRIMINAL, ARRESTOHET ERGYS KASTRATI ALIAS “BISHJA”

Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur një grup kriminal të dyshuar për pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Sipas informacioneve paraprake, janë lëshuar 10 masa sigurie, ndërsa deri tani janë arrestuar katër persona.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se mes të arrestuarve ndodhet edhe personazhi kryesor i dyshuar i grupit, Ergys Kastrati, i njohur me nofkën “Bishja”. Ai është kapur gjatë operacionit të forcave speciale në një vilë në një zonë rezidenciale.

Ndërkohë, në Itali është arrestuar edhe kreu i dyshuar i grupit, Igli Kamberi.

Sipas hetimeve, Kamberi akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e një shtetasi italian, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *