ISH-IMAMI FUTET NË POLITIKË, OSMAN MUSLIU I BASHKOHET VETËVENDOSJES

ISH-IMAMI FUTET NË POLITIKË, OSMAN MUSLIU I BASHKOHET VETËVENDOSJES

“Kam vendosur që nga sot, kjo të jetë xhumaja e fundit, për arsye se kam marrë një rrugëtim tjetër… Nga sot, unë do t’ju kërkoj hallallin…”. Me këto fjalë, Osman Musliu u komunikoi besimtarëve në një xhami në Drenas vendimin për t’u larguar nga detyra e imamit dhe për t’iu futur politikës.

Musliu është rasti i parë i njohur i një përfaqësuesi të Bashkësia Islame e Kosovës që heq dorë nga funksioni fetar për të kandiduar drejtpërdrejt për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai i është bashkuar Lëvizja Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Kosova, si shtet laik në Evropën Juglindore, e ka të garantuar me Kushtetutë ndarjen mes fesë dhe shtetit.

Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, Musliu tha se angazhimi i tij publik nuk është i ri dhe se aktiviteti qytetar ka nisur që para luftës së viteve 1998-1999.

“Asnjëherë nuk e kam bërë se ma kërkonte detyra zyrtare, por se ma kërkonte ndershmëria qytetare. Andaj, po hyj në garë si qytetar i barabartë i kësaj republike, duke bartur me vete një përvojë mbi 40-vjeçare të aktivizmit shoqëror”, është shprehur ai.

Në rrjetet sociale, Musliu ka publikuar postime të ndryshme që lidhen me përkujtimin e pjesëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, çështje të drejtësisë dhe tema sociale, ndërsa nuk kanë munguar as komentet sportive.

Ai thekson se një mandat i mundshëm si deputet nuk do të ishte vazhdim i rolit të tij fetar, por një angazhim politik në funksion të një shteti laik.

“Do të jem zëri i asaj Kosove, si një shtet i fortë e shoqëri e drejtë, ku asnjë qytetar nuk lihet pas dore apo anashkalohet, për shkak të krahinës prej nga vjen, gjinisë apo besimit që i përket”, deklaron Musliu.

Megjithatë, në profilin e tij në Facebook gjenden edhe postime me hashtag-un “me hoxhën” dhe slogane si “Komb. Fe. Familje”, duke nxitur debate mbi ndërthurjen e identitetit fetar me atë politik.

Ndërsa një pjesë e opinionit publik e sheh kandidimin e tij si zgjerim të hapësirës demokratike, të tjerë e konsiderojnë problematik në raport me ndarjen mes fesë dhe shtetit.

Sipas nenit 45 të Kushtetuta e Kosovës, çdo qytetar që ka mbushur moshën 18 vjeç ka të drejtë “të zgjedhë dhe të zgjidhet”, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *