Dinamo kërkon të jetë një nga pretendentet kryesore për titullin kampion këtë sezon dhe lëvizjet e fundit të klubit e konfirmojnë këtë ambicie.
Blutë kanë bërë sot një tjetër zyrtarizim, duke afruar në radhët e stafit teknik videoanalistin Ardi Kabashi. Bëhet fjalë për një emër që e njeh mirë trajnerin Ilir Daja, pasi ka bashkëpunuar edhe më herët me teknikun e “nëndetëses”.
Kabashi pritet të jetë një pjesë e rëndësishme e stafit të Dinamos, duke kontribuar në analizën e ndeshjeve dhe përgatitjen taktike të skuadrës. Lëvizja është një tjetër tregues i seriozitetit të klubit kryeqytetas për sezonin e ri dhe objektivit për të konkurruar për trofeun kampion.

