Në disa qarqe të vendit, fondet e programit IPARD, të cilat synonin mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural, janë shoqëruar me shqetësime serioze mbi mënyrën e shpërndarjes dhe përzgjedhjes së përfituesve. Në vend që të funksiononin si një instrument gjithëpërfshirës për zhvillimin ekonomik, ka dyshime se fondet kanë përfunduar tek individë apo subjekte me lidhje të forta politike.
Sipas dokumenteve dhe listave zyrtare, rezulton se në disa raste përfituesit kanë pasur ose kanë lidhje të drejtpërdrejta me figura politike apo struktura partiake. Këto raste ngrenë pikëpyetje mbi konfliktin e interesit dhe mbi mundësinë e përdorimit të fondeve publike për qëllime që tejkalojnë interesin e zhvillimit rural.
Një element që shton shqetësimin është fakti se disa nga këta përfitues në nivel qarku janë përfolur për lidhje me Niko Peleshin, i cili ka mbajtur postin e Ministrit të Bujqësisë në periudhën kur janë shpërndarë këto fonde. Kjo ka krijuar perceptimin se përzgjedhja mund të jetë ndikuar nga faktorë politikë, duke deformuar konkurrencën dhe duke vendosur në disavantazh fermerët dhe sipërmarrësit që nuk kanë mbështetje politike.
Ndërkohë, disa prej këtyre rasteve janë bërë objekt denoncimesh dhe janë në vëmendjen e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në këtë kuadër më të gjerë, del në pah një kontradiktë e fortë politike: individë që kanë mbajtur poste drejtuese në strukturat lokale të Partisë Demokratike në Korçë dhe që rezultojnë përfitues të fondeve IPARD, sot shfaqen sërish si pretendentë, përmes të “tretëve”, për të rimarrë drejtimin e kësaj force politike në nivel lokal.
Ky problem nuk kufizohet vetëm te Korça. Në të gjithë qarkun, pra në të gjitha degët e PD-së në qytetet e qarkut, ka pasur ndikim të Niko Peleshit me qëllim dobësimin e opozitës. Megjithatë, në Korçë kjo situatë është më e dukshme dhe më e ndjeshme, sepse është një proces që zgjat prej gati 15 vitesh dhe ka lënë gjurmë të qarta në jetën politike të qytetit dhe të strukturave opozitare.
Ky zhvillim e bën edhe më të dukshëm investimin e qeverisë Rama për kapjen dhe asgjësimin e opozitës në Korçë, sidomos për shkak se këta individë, të cilët kanë përfituar fonde ose vende pune në administratën lokale për të afërmit e tyre, kanë arritur t’i shpëtojnë filtrit të Partisë Demokratike të Shqipërisë përmes joshjes së Ivi Kasos, drejtues i qarkut, i cili dukshëm është pozicionuar në krah të kandidatit që ka dalë nga grupi i këtyre përfituesve.
Ende i paqartë mbetet edhe roli i deputetes Ledina Alolli, e cila duket se do të rreshtohet në krah të këtij grupimi, ndoshta sepse ka marrë “kockën” e saj nga Niko Peleshi për dobësimin e degës lokale të PD-së. Nga ky rreth vicioz duket se vetëm deputeti Fidel Kreka është dukshëm i paster!
Kjo ngre një pikëpyetje thelbësore: a kemi të bëjmë me një rikthim politik të bazuar në meritë, apo me një përpjekje për të ruajtur dhe thelluar interesa të krijuara më herët përmes aksesit në fondet publike?
Madje, një distancim duhet të ndodhë edhe nga Partia Demokratike në qendër. Nëse deri më sot nuk është kuptuar qartë se kush janë ata që duan të marrin kontrollin e Partisë Demokratike në Korçë, atëherë është koha që ata të publikohen me emra.
Marjol Shkembi – 5.745.388,00 (lek)
Letildo Bregu – Bregu 2019 Shpk – 38.528.509,00 (lek)
Blerina Dervishllari – 5.910.386,00 (lek)
Xhentil Nastini – 4.905.519,00 (lek)
Entela Dalipi – 7.474.940,00 (lek)
Ardit Koro – 5.150.563,00 (lek)
Andi Hoxha – 6.875.416,00 (lek)
Besjana Hysolli – 1.785.334,00 (lek)
Gerti Vllamasi – 25.966.455,00 (lek)
Veronika Hoxha – 12.250.179,00 (lek)
Ardit Bregu – 7.224.279,00 (lek)
Zhaneta Stergu – 1.525.966,00 (lek)
Anxhela Latifi – 28.043.992,00 (lek)
Anduel Bacelli – 11.344.525,00 (lek)
Brikela Bejko – Sky Tour SHpk – 11.402.631,00 (lek)
Leonard Syrixhi – 7.154.280,00 (lek)
Luan Nushi – 13.327.652,00 (lek)
Benardi Mancka – 15.764.935,00 (lek)
Argent Hoxha – 18.687.751,00 (lek)
Petraq Balliu – 15.217.538,00 (lek)
Armand Tafili – 44.822.806,00 (lek)
Pellumb Bilo – 31.031.480,00 (lek)
Petraq Balliu – 15.217.538,00 (lek)
Luan Elezi – 2.161.404,00 (lek)
Ligoraq Bardhyli – 3.889.931,00 (lek)
Nikolin Mici – 4.074.438,00 (lek)
Diana Fejzulla – 10.569.226,00 (lek)
Lorena Mollas – 4.316.803,00 (lek)
Mementela Muso – 8.575.273,00 (lek)
Luiza Krekasi – 5.183.137,00 (lek)
Abas Pere – 1.723.875,00 (lek)
Elena Xhima – 1.714.768,00 (lek)
Landi Gushi, Petrit Tare, Zamir Shahinaj – Bloom Fruits – 44.044.918,00 (lek)
Olgerta Firan – 9.266.927 (lek)
Alma Cenolli – 1.450.202,00 (lek)
Ariola Zaimi – 3.187.632,00 (lek)
Fanila Keco – 3.332.043,00 (lek)
Teo Agastra – 2.793.800,00 (lek)
Dorjan Kambo – 3.005.334,00 (lek)
Manjola Zhuleku – 4.455.542,00 (lek)
Nikolla Tona – TONA-AL – 92.566.175,00 (lek)
Paola Hysolli – 2.079.161,00 (lek)
Besian Bacelli – 15.102.346,00
Leonora Feto – 2.486.027,00 (lek)
Andoneta Larti – 3.823.480,00 (lek)
Ajmir Hamolli, Andreja Hamolli, Arjan Hamolli – Ajal-Agrinet Shpk – 44.515.792,00 (lek)
Naum Bicaj – 11.704.500,00 (lek)
Besnik Mançelli – Gjelberimi Shpk – 41.115.071,00 (lek)
Polikseni Hoxhaj – 23.608.556,00 (lek)
Ilirjan Kotherja – Bujtina 31 Shpk – 22.081.989,00 (lek)
Vasillaq Xhufka – 11.613.541,00 (lek)
Nesti Tarusha – FIX PR – 187.566.273,31 (lek)
Arqilea Kapurani – ARNA Shpk – 16.056.990,07 (lek)
Lorenc Agolli – LORAG Shpk – 42.005.136,60 (lek)
Ardian Seferi – 20.020.431,39 (lek)
Ilirjan Pengu – 22.141.909,95 (lek)
Ilirian Mele – 3.840.005,17 (lek)
Frederik Cucka – 9.009.726,85 (lek)
Argent Hoxha – 16.615.930,20 (lek)
Muhamet Shehu – 2.245.975,07 (lek)
Urim Benga – 2.443.174,67 (lek)
Veronika Hoxha – 4.737.516,17 (lek)
Kostandin Gjata – TREG TUR KORCA SH.A – 9.643.955,00 (lek)
Devis Osman – NATYRAL FRUIT SHPK – 27.212.505,00 (lek)
Emin Dushi – 22.246.568,00(lek)
Sonila Mustafa – 3.644.070,00 (lek)
Majlinda Topalli – 4.491.017,00 (lek)
Xheni Kambo – 2.841.366,00 (lek)
Arben Myteberi – 3.239.558,00 (lek)
Hilmi Myrtollari – 45.065.816,00 (lek)
Jani Kondi – 4.049.519,00 (lek)
Zhaneta Stergu – 5.367.305,00 (lek)
Erlin Agolli – 7.153.396,00 (lek)
Argjerim Bregu – 2.262.416,00 (lek)
Tahir Spaho – 4.770.893,00 (lek)
Neritan Mancka – 1.891.604,00 (lek)
Kledis Spaho – 4.674.842,00 (lek)
Adrian Kalemaj – 2.777.090,00(lek)
Marijon Pano – 5.715.489,00 (lek)
Donaldi Cori – 1.495.705,00 (lek)
Enea Agolli – 6.844.858,00 (lek)
Shënim: shkrimi bazohet mbi listën zyrtare të përfituesve të fondit të IPARD.- IPARD II: THIRRJA 1: https://azhbr.gov.al/en/thirrja-1/
- IPARD II: THIRRJA 2: https://azhbr.gov.al/thirrja-2/
- IPARD II: THIRRJA 3: https://azhbr.gov.al/ipard-3/
- IPARD II: THIRRJA 4: https://azhbr.gov.al/ipard-ii-thirrja-e-katert
