Manchester City ka njoftuar zyrtarisht se John Stones do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Pas 10 viteve të mbushura me suksese, mbrojtësi anglez do t’u japë lamtumirën “Citizens”.
Stones largohet si një nga lojtarët më të dekoruar në historinë e klubit, duke fituar 19 trofe madhorë gjatë qëndrimit të tij në Manchester:
6 tituj të Premier League
1 UEFA Champions League
2 FA Cup
5 EFL Cup
3 FA Community Shield
1 FIFA Club World Cup
1 UEFA Super Cup
Pas një dekade ku ishte një nga shtyllat e mbrojtjes së skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola, Stones mbyll një kapitull të artë, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë së suksesit modern të Manchester City-t.
