Atlético Madrid ka vendosur të mos e aktivizojë klauzolën e detyrimit për blerjen e Nico González nga Juventus. Situata ka marrë një kthesë të papritur për shkak të gjendjes fizike të sulmuesit argjentinas.
Nico do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 3 javë pas një dëmtimi të pësuar. Kjo mungesë bën që ai të mos plotësojë numrin minimal të ndeshjeve që do të detyronte Atléticon ta blinte kartonin e tij automatikisht.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se rrugëtimi i tij në Madrid ka përfunduar. Atlético mbetet në bisedime me Juventusin për të negociuar një ulje të çmimit, me synimin për ta mbajtur lojtarin në skuadër, por me kushte të reja financiare.
