Drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencia e Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri, është prezantuar zyrtarisht në detyrë nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Gjatë prezantimit, ministri theksoi rëndësinë që ka çështja e pronës për forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe procesin e integrimit europian të vendit.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Gogu bëri të ditur se janë përcaktuar tre prioritete kryesore që do të udhëheqin punën e institucionit në vijim:
- Rritja e ritmit në trajtimin e dosjeve;
- Garantimi i transparencës së plotë për qytetarët;
- Forcimi i integritetit dhe standardeve të shërbimit.
“Çështja e pronës lidhet me shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian. Për këtë arsye, çdo përmirësim, sado i vogël, ka rëndësi”, u shpreh ministri i Drejtësisë.
Sipas tij, përmirësimi i funksionimit të sektorit të pronave mbetet një element i rëndësishëm në përmbushjen e reformave që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.


1 Comment