Legjenda e futbollit suedez Zlatan Ibrahimovic ka reaguar ashpër pas anulimit të golit të Kroacisë në minutat e fundit ndaj Portugalisë, duke kritikuar ashpër arbitrat dhe sistemin VAR.
Sipas tij, vendimi për anulimin e golit ishte i padrejtë dhe ndikoi drejtpërdrejt në fatin e ndeshjes, duke e cilësuar si “grabitje gjatë ditës”.
Ibrahimoviç tha se VAR po e dëmton futbollin, pasi sipas tij, nuk mund të quhet gabim i qartë kur nevojiten analiza të gjata, pamje të shumta dhe vija milimetrike për të marrë një vendim.
Ai shtoi se Kroacia e meritonte golin dhe se tifozët nuk udhëtojnë për të parë teknologjinë apo gjyqtarët, por emocionin e lojës dhe momentet vendimtare.
Sipas tij, përgjegjësia nuk bie mbi Portugalinë, por mbi arbitrin dhe VAR-in, të cilët “e fshinë një moment historik” për Kroacinë dhe e kthyen futbollin në një proces teknik që vret emocionin e lojës.

