KIM KARDASHIAN TËRHEQ VËMENDJEN ME FUSHATËN E RE PËR “SKIMS”

KIM KARDASHIAN TËRHEQ VËMENDJEN ME FUSHATËN E RE PËR “SKIMS”

Kim Kardashian ka rikthyer sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një set të ri fotografik promovues për markën e saj Skims.

Edhe pse fytyra kryesore e fushatës së re është Hailey Bieber, Kardashian vetë ka marrë pjesë në promovim duke pozuar me disa prej modeleve më të fundit të koleksionit.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo shfaqet fillimisht me një set me print leopardi, ndërsa në imazhe të tjera me një komplet rozë, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe stilin karakteristik të markës.

Postimi i saj në rrjetet sociale, ku ajo ka mbi 300 milionë ndjekës, ka marrë menjëherë mijëra reagime dhe është bërë një nga temat më të diskutuara online, duke reflektuar edhe një herë ndikimin e saj të madh në industrinë e modës dhe marketingut.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *