Artef Leka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej dhjetorit 2021, është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë.
Sipas gazetares Xhensila Kodra, në një raportim për News24, Leka është dënuar nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”.
Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, ai pritet t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.

