NIS VITI I RI AKADEMIK 2026-2027, MBI 20 MIJË STUDENTË ULEN PËR HERË TË PARË NË AUDITORE

NIS VITI I RI AKADEMIK 2026-2027, MBI 20 MIJË STUDENTË ULEN PËR HERË TË PARË NË AUDITORE

Studentët në të gjithë vendin kanë nisur sot vitin e ri akademik 2026–2027, ndërsa mbi 20 mijë të rinj ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve shqiptare.

Edhe këtë vit, universitetet publike vijojnë të mbajnë peshën kryesore të pranimeve. Rreth 70% e studentëve kanë zgjedhur institucionet publike të arsimit të lartë, ndërsa 30% kanë preferuar universitetet private.

Ndër degët më të preferuara nga maturantët për këtë vit akademik janë Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia, Inxhinieria, Arkitektura dhe Teknologjia e Informacionit.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka rihapur aplikimet për plotësimin e formularit A1Z në portalin “e-Albania” për kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë në raundin e tretë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 6 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, përmes portalit “e-Albania”.

Raundi i tretë i aplikimeve për maturantët do të zhvillohet nga 8 deri më 21 tetor 2026. Pas përfundimit të këtij procesi dhe regjistrimeve përkatëse, numri i studentëve të rinj pritet të kalojë 21 mijë.

Viti i ri akademik nis kështu me mijëra të rinj që hedhin hapin e parë drejt arsimit universitar, ndërsa universitetet vijojnë procesin e plotësimit të kuotave të mbetura.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *