AKSIDENTET RRUGORE RRITEN ME 6.2% NË 8 MUAJ, TIRANA DHE DURRËSI KRYESOJNË RRITJEN

AKSIDENTET RRUGORE RRITEN ME 6.2% NË 8 MUAJ, TIRANA DHE DURRËSI KRYESOJNË RRITJEN

Aksidentet rrugore në Shqipëri janë rritur me 6.2% gjatë periudhës janar-gusht 2026. Sipas të dhënave të INSTAT, në tetë muaj u regjistruan 983 aksidente, nga 926 në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Numri i personave të vrarë dhe të plagosur arriti në 1,378, kundrejt 1,306 një vit më parë, duke shënuar një rritje prej rreth 5.5%.

Tirana regjistroi rritjen më të madhe në numër, me 369 aksidente nga 270 në vitin 2025, ose rreth 37% më shumë. Në Durrës, aksidentet u rritën me rreth 58%, nga 62 në 98 raste.

Rritje u shënuan edhe në Vlorë, nga 79 në 92 aksidente, dhe në Gjirokastër, nga 46 në 51. Në të kundërt, Shkodra regjistroi rënie nga 75 në 45 aksidente, ndërsa Korça nga 91 në 70.

Gushti sjell rënie

Në gusht, tendenca ishte e kundërt me atë të tetëmujorit. Në të gjithë vendin u regjistruan 139 aksidente, 12.6% më pak se 159 raste në gushtin e vitit të kaluar.

Edhe numri i të vrarëve dhe të plagosurve ra, nga 229 në 191 persona, ose me rreth 16.6%.

Sipas INSTAT, 86.3% e aksidenteve të gushtit erdhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç përbënte 31.7% të totalit të aksidenteve.

Për sa i përket kohës, e hëna ishte dita me më shumë aksidente, me 18% të totalit, ndërsa intervali 19:00-24:00 rezultoi periudha me përqendrimin më të lartë të rasteve, me 20.1%.

Burimi: Monitor

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *