TRUMP MOHON OFERTËN PËR LEHTËSIM SANKSIONESH NDAJ IRANIT

TRUMP MOHON OFERTËN PËR LEHTËSIM SANKSIONESH NDAJ IRANIT

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Iranit lehtësim të sanksioneve dhe zhbllokim të fondeve të ngrira në këmbim të angazhimeve konkrete për programin bërthamor.

Raportimet, të publikuara fillimisht nga “Axios”, pretendonin se administrata amerikane ishte e gatshme të diskutonte lehtësimin e disa sanksioneve dhe lirimin e fondeve iraniane, në këmbim të hapave të Teheranit lidhur me programin bërthamor.

Sipas këtyre raportimeve, një nga kërkesat do të ishte edhe lejimi i rikthimit të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA) dhe zbatimi i angazhimeve të bëra gjatë negociatave në Zvicër.

Trump i ka mohuar kategorikisht këto pretendime. “Iranit nuk i kam ofruar asgjë”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se nuk ka propozuar as lehtësim të sanksioneve dhe as zhbllokim të fondeve iraniane.

Deklaratat vijnë në një kohë kur vijojnë përpjekjet diplomatike për të adresuar çështjen e programit bërthamor të Iranit dhe marrëdhëniet mes Teheranit dhe Uashingtonit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *