KOSOVË/ PARTITË PA MARRËVESHJE PËR PRESIDENTIN E RI, AFATI 6 TETORI

KOSOVË/ PARTITË PA MARRËVESHJE PËR PRESIDENTIN E RI, AFATI 6 TETORI

Partitë parlamentare në Kosovë ende nuk kanë arritur marrëveshje për kandidatin e ardhshëm për president, ndërsa afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit përfundon më 6 tetor.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku u diskutua edhe çështja e presidentit, por pa u përmendur emra konkretë. PDK është shprehur e gatshme të vijojë dialogun, duke e lidhur atë edhe me çështjen e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Edhe LDK ka deklaruar gatishmëri për të kontribuar në zgjidhjen e ngërçit institucional, ndërsa AAK ka refuzuar takimin me Kurtin dhe ka vendosur disa kushte për mbështetjen e saj.

Një kandidaturë e mëparshme, ajo e Bekim Sejdiut, dështoi pasi nuk siguroi mbështetjen e nevojshme. Sejdiu u tërhoq nga gara më 14 shtator.

Kosova ndodhet tashmë përballë një afati të ngushtë. Nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje dhe Kuvendi nuk zgjedh presidentin deri më 6 tetor, vendi rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Që nga 4 prilli, Kosova vijon të ketë ushtrues detyre të presidentit, ndërsa Kushtetuta përcakton kufizime për kohëzgjatjen e këtij mandati.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *