ÇUDIRA SHQIPTARE/ MËSUESI NË LUSHNJË DYSHOHET SE I DËRGONTE MESAZHE EROTIKE NXËNËSES 13-VJEÇARE

ÇUDIRA SHQIPTARE/ MËSUESI NË LUSHNJË DYSHOHET SE I DËRGONTE MESAZHE EROTIKE NXËNËSES 13-VJEÇARE

Një mësues 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se i dërgonte prej një periudhe të gjatë mesazhe me përmbajtje erotike një nxënëseje 13-vjeçare.

I arrestuari është Madrid Sula, mësues në shkollën 9-vjeçare “Thanasaj” në Lushnjë. Sipas të dhënave paraprake, komunikimi dyshohet se ka ndodhur përmes mesazheve dhe ka qenë i papërshtatshëm.

Rasti është denoncuar nga prindërit e vajzës, pasi ajo u kishte treguar fillimisht për komunikimet. Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe, pas administrimit të materialeve dhe verifikimeve përkatëse, ka bërë arrestimin e mësuesit.

Materialet i janë referuar procedurave të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

Për mbrojtjen e të miturës, nuk bëhen publike të dhëna të tjera që mund të çojnë në identifikimin e saj.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *