DHUNOI SEKSUALISHT NJË GRUA DHE I VODHI PARATË, POLICIA SHPALL NË KËRKIM 43-VJEÇARIN NË VLORË

DHUNOI SEKSUALISHT NJË GRUA DHE I VODHI PARATË, POLICIA SHPALL NË KËRKIM 43-VJEÇARIN NË VLORË

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një gruaje dhe më pas vjedhjen e një shume parash.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, ndërsa personi i shpallur në kërkim është shtetasi me inicialet F. Y.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *