OPERACIONI PËR NDËRTIMET PA LEJE NË SARANDË, MASA SIGURIE PËR ZYRTARË POLICIE, BIZNESMENË DHE INSPEKTORË

OPERACIONI PËR NDËRTIMET PA LEJE NË SARANDË, MASA SIGURIE PËR ZYRTARË POLICIE, BIZNESMENË DHE INSPEKTORË

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i zhvilluar në Sarandë për ndërtimet pa leje dhe shpërdorimin e detyrës, ku autoritetet kanë zgjeruar listën e personave ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie.

Burime bëjnë me dije se masë sigurie është caktuar edhe për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu.

Në listën e personave nën hetim përfshihet edhe biznesmeni Alqi Papa, i lidhur me objektin “Oaz”, si dhe oficeri i policisë Irakli Kociu, i cili aktualisht është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, është arrestuar specialisti i policisë në Ksamil, Kristofor Shkrepa, ndërsa për efektivin tjetër të Komisariatit të Sarandës, Kastriot Satka, është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Masë sigurie është vendosur edhe për biznesmenët Arjola Dhrami dhe Xhaferr Bajo, në lidhje me një objekt për të cilin më herët u arrestuan katër efektivë të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe ish-shefi i Policisë së Sarandës.

Po ashtu, nën masë sigurie është vendosur edhe ndërtuesi Merdar Koshi, i cili dyshohet se ka ndërtuar dy kate pa leje në qendër të qytetit.

Operacioni lidhet me hetimet e nisura pas arrestimeve të mëparshme të zyrtarëve të Policisë së Sarandës, ndërsa autoritetet po vijojnë kontrollet dhe ekzekutimin e masave të tjera të sigurisë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *