Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Mirditë, ku një person është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në makinë. Trupi i pajetë është zbuluar mëngjesin e sotëm, duke alarmuar autoritetet lokale.
Automjeti tip “Toyota” ku ndodhej viktima është gjetur në fshatin Shkorret, ndërsa zona është rrethuar menjëherë nga forcat e policisë për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm dhe për zbardhjen e motivit të vrasjes.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa hetimet janë në fazë intensive për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes.
