SKANDAL NË NJË BANKË TË NIVELIT TË DYTË NË TIRANË, 2 TË ARRESTUAR DHE 10 MASA SIGURIE PËR PUNONJËSIT

SKANDAL NË NJË BANKË TË NIVELIT TË DYTË NË TIRANË, 2 TË ARRESTUAR DHE 10 MASA SIGURIE PËR PUNONJËSIT

Një operacion i Krimit Ekonomik pranë Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e dy punonjësve të një banke të nivelit të dytë në kryeqytet, ndërsa ndaj 6 punonjësve të tjerë është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe për 4 persona është vendosur pezullimi nga detyra.

Hetimi nisi pas denoncimeve të disa klientëve të bankës, të cilët konstatuan se shuma të konsiderueshme parash mungonin nga llogaritë e tyre bankare. Sipas dyshimeve paraprake, punonjësit e përfshirë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të përvetësuar fondet e klientëve.

Burime hetimore bëjnë me dije se deri tani dëmi i dokumentuar llogaritet në mbi 200 mijë euro, ndërsa autoritetet dyshojnë se vlera reale mund të jetë edhe më e lartë.

Policia dhe prokuroria po vijojnë verifikimet për të identifikuar raste të tjera të mundshme, pasi dyshohet se numri i klientëve të dëmtuar është i konsiderueshëm. Hetimet janë përqendruar në mënyrën e veprimit të të dyshuarve, si dhe në evidentimin e të gjithë personave që mund të jenë prekur nga kjo skemë e dyshuar abuzimi financiar.

Autoritetet pritet të japin detaje të tjera mbi çështjen pas përfundimit të fazës së parë të hetimeve.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *