ARRESTOHET ROJA I SIGURISË PAS GRABITJES NË OTP BANK, AUTORI ENDE NË ARRATI

ARRESTOHET ROJA I SIGURISË PAS GRABITJES NË OTP BANK, AUTORI ENDE NË ARRATI

Policia e Tiranës ka arrestuar rojën e sigurisë së degës së OTP BANK ALBANIA që u grabit një ditë më parë, nën dyshimin se nuk ka ndërhyrë për të neutralizuar autorin gjatë ngjarjes.

Sipas burimeve hetimore, roja akuzohet për mosveprim në momentin e grabitjes, ndërsa hetuesit po verifikojnë rolin dhe përgjegjësitë e tij gjatë incidentit.

Nga të dhënat paraprake rezulton se autori ka arritur t’i marrë rreth 10 mijë paund një qytetareje, e cila ndodhej brenda bankës për të depozituar shumën në llogarinë e saj. Po ashtu, ai dyshohet se ka marrë edhe një shumë parash nga arka e institucionit bankar.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shumën totale të parave të grabitura. Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes vijon të jetë në arrati dhe është shpallur në kërkim.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e grabitjes dhe për të përcaktuar nëse persona të tjerë mund të kenë qenë të përfshirë në ngjarje.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *