SKANDAL NË GJERMANI/ PEDIATËRI AKUZOHET PËR 130 RASTE ABUZIMI SEKSUAL NDAJ TË MITURVE

SKANDAL NË GJERMANI/ PEDIATËRI AKUZOHET PËR 130 RASTE ABUZIMI SEKSUAL NDAJ TË MITURVE

Një rast tronditës ka ndodhur në Gjermani, ku Zyra e Prokurorit në Potsdam ka ngritur akuza ndaj një pediatri 45-vjeçar nga Brandenburg për 130 raste të dyshuara abuzimi seksual dhe përdhunimi ndaj të miturve.

Sipas autoriteteve, mjeku dyshohet se ka kryer shumicën e krimeve gjatë ushtrimit të profesionit të tij, në një periudhë rreth 12-vjeçare, nga dhjetori 2013 deri në nëntor 2025.

Ai ndodhet në paraburgim që prej nëntorit të vitit të kaluar, pasi një nënë denoncoi sjellje të rënda të dyshuara ndaj fëmijës së saj.

Hetimet u thelluan në janar, kur u zbuluan prova të reja që lidhnin mjekun me abuzim seksual ndaj një të mituri gjatë kohës që punonte në një spital në Rathenow, në perëndim të Berlin.

Pas denoncimit, policia kreu kontrolle dhe sekuestroi pajisje elektronike, ndërsa prokuroria ka nisur një hetim të gjerë për të identifikuar viktima të tjera të mundshme në këtë rast.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *