MIRELA KUMBARO/ LIGJI I ARSIMIT TË LARTË DO NDRYSHOHET

MIRELA KUMBARO/ LIGJI I ARSIMIT TË LARTË DO NDRYSHOHET

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro ka deklaruar se rishikimi i ligjit për arsimin e lartë do të bazohet në konsultime të gjera me universitetet dhe ekspertët e fushës, me synim krijimin e një sistemi më funksional dhe më të përshtatur me nevojat e studentëve.

Ajo mori pjesë në konferencën “Drejt një tregu global të arsimit të lartë, ndryshimet në ligj”, të organizuar nga Liga e Universiteteve Gjon Durrahium, ku u diskutuan propozimet për ndryshimet në ligjin e arsimit të lartë.

Sipas Kumbaros, Ministria e Arsimit ka nisur prej muajsh një proces të gjerë konsultimi me universitetet në vend, për të analizuar zbatimin e ligjit aktual gjatë dekadës së fundit dhe për të identifikuar ndryshimet e nevojshme.

Në këtë proces janë përfshirë rektorë, pedagogë dhe ekspertë të fushës së drejtësisë, ndërsa propozimet po shqyrtohen nga një grup teknik i ngritur pranë ministrisë.

“Nëse gjërat ndërtohen që në themel mirë, përmes një procesi komunikimi të hapur dhe gjithëpërfshirës, ato marrin vlerë në kohë, përtej një mandati,” u shpreh Mirela Kumbaro.

Ajo theksoi gjithashtu se numri i institucioneve të arsimit të lartë në raport me popullsinë kërkon një qasje të re, të bazuar në profilizimin e universiteteve dhe ndërkombëtarizimin e tyre, në mënyrë që studentët shqiptarë të jenë më konkurrues në tregun global.

Sipas saj, “fryma e ligjit duhet të jetë e orientuar drejt studentëve dhe lidhjes me tregun e punës”, ndërsa arsimi i lartë duhet të përshtatet me një realitet ndërkombëtar gjithnjë e më dinamik.

Rektorët dhe përfaqësuesit e universiteteve pjesëmarrëse në konferencë paraqitën gjithashtu propozimet e tyre dhe vlerësuan dialogun e vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit në këtë proces reformimi.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *