Në seancën e 30 prillit të Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë regjistruar debate të forta mes anëtarëve të këtij institucioni, lidhur me vendimmarrjen për hapjen dhe dërgimin në Kuvend të vendeve vakante.
Sipas audioregjistrimit që zgjati rreth 7 orë, përplasja kryesore ka ndodhur mes anëtarit të KLP-së Sokol Stojani dhe drejtueses së institucionit Mirela Bogdani.
Debati është fokusuar te një vendim institucional për listën e vendeve vakante, ku kryetarja Bogdani ka kërkuar rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani ka kundërshtuar ashpër këtë procedurë.
Gjatë diskutimit, palët kanë shkëmbyer replika të tensionuara, duke çuar në përplasje verbale dhe tone të ashpra brenda mbledhjes.
Seanca është karakterizuar nga diskutime të gjata dhe debate të forta, ndërsa çështja ka hapur sërish diskutime mbi funksionimin dhe vendimmarrjen brenda organeve të sistemit të drejtësisë në vend.
Pjesë nga debati:
Sokol Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.
Mirela Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.
Sokol Stojani: Nuk diskutohet një vendim i marrë! Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!
Mirela Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?
Sokol Stojani: Po kush je ti, moj?
Mirela Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.
Sokol Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur.
