SHKODËR/ I RIU HUMB JETËN PASI DYSHOHET SE U HODH NGA PALLATI NË LAGJEN RUS

SHKODËR/ I RIU HUMB JETËN PASI DYSHOHET SE U HODH NGA PALLATI NË LAGJEN RUS

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Shkodër, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga një pallat në lagjen Rus.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës, ndërsa i riu është gjetur në gjendje të rëndë pas rënies nga një lartësi e konsiderueshme.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai ndodhej në ballkonin e katit të pestë të pallatit ku ndodhi tragjedia dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia e Shtetit njofton se deri tani viktima nuk është identifikuar, pasi nuk janë gjetur mjete identifikuese pranë trupit të pajetë.

Deri në këto momente, nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *