EKIPI SPANJOLL KUALIFIKOHET NË CHAMPIONS LEAGUE PAS 21 VITESH

EKIPI SPANJOLL KUALIFIKOHET NË CHAMPIONS LEAGUE PAS 21 VITESH

Real Betis ka siguruar një vend në UEFA Champions League, duke i dhënë fund një pritjeje 21-vjeçare për rikthimin në këtë turne.

Skuadra nga Sevilla mposhti 2-1 Elche CF, me golat e Cucho Hernández dhe Pablo Fornals, në një ndeshje vendimtare për objektivat sezonalë.

Fitorja e së martës i siguron Betisit vendin e pestë në La Liga, që është edhe pozicioni i fundit që dërgon në Champions League.

Me 57 pikë, Betis është tashmë i pakapshëm nga Celta Vigo në vendin e gjashtë, duke e vulosur matematikisht kualifikimin.

Në sezonin e ardhshëm të Champions League, Spanja do të përfaqësohet gjithashtu nga FC Barcelona, Real Madrid, Villarreal CF dhe Atlético Madrid.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *