RAPORTI I PARLAMENTIT EVROPIAN/ SHQETËSIME PËR KORRUPSIONIN DHE SUNDIMIN E LIGJIT NË SHQIPËRI

RAPORTI I PARLAMENTIT EVROPIAN/ SHQETËSIME PËR KORRUPSIONIN DHE SUNDIMIN E LIGJIT NË SHQIPËRI

Në raportin përfundimtar të Parlamentit Evropian për Shqipërinë 2026 ngrihen shqetësime të rëndësishme që lidhen me sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe sulmet ndaj gazetarëve.

Sipas dokumentit, Shqipëria duhet të forcojë më tej ndjekjet penale dhe të sigurojë dënime përfundimtare në rastet e korrupsionit në nivele të larta, duke theksuar nevojën për rezultate konkrete në luftën kundër këtij fenomeni.

Raporti përmend gjithashtu rënien e Shqipërisë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, nga vendi i 80-të në 2024 në vendin e 91-të në 2025, duke e cilësuar situatën si shqetësuese.

Ndër pikat kryesore theksohet se korrupsioni mbetet një problem serioz dhe kërkohet forcimi i kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese, si dhe përmirësimi i rezultateve në hetimin dhe ndëshkimin e rasteve të nivelit të lartë.

Raporti nënvizon gjithashtu rëndësinë e garantimit të pavarësisë së SPAK, duke kërkuar burime të mjaftueshme dhe mosndërhyrje në punën e tij hetimore.

Po ashtu, kërkohet intensifikim i përpjekjeve për gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *