Rama dekoron Tedi Papavramin me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”: Jam me fat që të njoh!

Rama dekoron Tedi Papavramin me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”: Jam me fat që të njoh!

di çdo të thotë të bëhesh pjesë e një urdhri dhe të vishesh me kalorësinë e Republikës. E ke stërmerituar. Por ishte Shqipëria që deri shumë pak kohë më parë, nuk e kishte këtë urdhër. Të cilin ne e rilindëm, si një urdhër suprem 100-vjeçar të Shqiponjës, ishte dëshira dhe detyrimi im, pastaj dhe i presidentit. Që ti të renditeshe në të parët e kalorësit e këtij urdhri për virtuozitetin tënd. Por unë them edhe për larminë pjellore të angazhimit tënd intelektual njerëzor, shoqëror, maksimalisht dinjitoz.

Njeri shembullor, gjëja që duhet ta prekte gjithkush që ëndërron madhështinë në skenë apo në çdo skenë dhe që duke e prekur do mësonte se madhështia nuk e përjashton por e ngre ende më lart, pikërisht atë që të karakterizon, njerzillëkun dhe modestinë e rrallë.Ky urdhër është për Tedin përkthyes, krijues, aktor, për Tedin kërkues, për Tedin shqiptarin e Europës dhe botës. Është për ata që preket nga kontrastet e vendit të prejardhjes. Tedi është një muzikant njeri, nuk është një njeri muzikant. Më kujton tërësisht Tedin ajo që Bahu thotë: madhështia nuk qëndron te objekti, por fryma.Tedi përtej të gjithave që e kanë bërë atë që është si person, me individin është mbi të gjitha ato një dashurues i paepur i rrallë, është një humbës i madh, qoftë një ngadhënjimtar i përjetshëm. Pa këtë pjesë arti i tij do ishte shumë pak për ta nderuar. Nëse përsëri do merrja një fjalë hua, zgjodha të merrja fjalët e Shën Palit: Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të mos kisha dashur do bëhesha si bronz që kumbon, apo si cimbali që tingëllon. Është dashuria që Tedi ka, e ka me shumicë, ajo që pastaj e bën violinën e tij të luajë vet. Dhe i bën marrëdhëniet e njerëzve me të, që të ruhen vetë. Dua ta mbyll duke thënë që e konsideroj veten me fat që të njoh, edhe që të kam njohur që të vogël dhe të kam parë të rritesh kokëfortë, këmbëngulës, i paepur dhe jam përpjekur ta gjej fjalën shqip për ti përmbledhur të gjitha, më e afërta ishte italisht: Ostinato. Jeta jote nuk është karrierë artistike, por një arrati e synuar për dashuri. Siç do thoshte Lasgushi dashuri për llahtari.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *