Ngjarje e rëndë: Arrestohet mjeku i spitalit Korçë

Ngjarje e rëndë: Arrestohet mjeku i spitalit Korçë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në spitalin e Korçës, ku policia ka arrestuar kirurgun Nikolla Nunka, 72 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga një paciente 21-vjeçare për ngacmim seksual.Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte paraqitur në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut dhe të vjellave. Pas ekzaminimeve mjekësore, ishte vendosur që ajo t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e apandesit.Në dëshminë e saj pranë policisë, 21-vjeçarja pretendon se gjatë kontrollit mjekësor është prekur në pjesë intime nga kirurgu, me pretendimin e kryerjes së ekzaminimit.Pas marrjes së kallëzimit, uniformat blu kanë bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e mjekut 72-vjeçar. Ndërkohë, e reja vijon të jetë e shtruar në spitalin e Korçës.Policia dhe organet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *