PROTESTA E 19-TË RADHAZI NË TIRANË, QYTETARËT MBLIDHEN SËRISH PËRPARA KRYEMINISTRISË

PROTESTA E 19-TË RADHAZI NË TIRANË, QYTETARËT MBLIDHEN SËRISH PËRPARA KRYEMINISTRISË

Sonte në mbrëmje pritet të zhvillohet protesta e 19-të radhazi në Tiranë, ku mijëra qytetarë do të mblidhen në sheshin përpara Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa në tubim artikulohen kritika edhe ndaj opozitës, me mesazhe që synojnë të gjithë spektrin politik.

Një nga sloganet kryesore të protestës, “Opozita jemi ne”, pasqyron kërkesën e protestuesve për një përfaqësim të ri qytetar dhe refuzimin e partive tradicionale.

Organizatorët kanë njoftuar se protesta do të nisë në orën 19:00, për shkak të temperaturave të larta, me qëllim lehtësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve.

Tubimet e mëparshme janë karakterizuar nga pjesëmarrje e lartë dhe marshime në qendër të kryeqytetit, duke vijuar një seri protestash të përditshme kundër qeverisë dhe sistemit politik aktual.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *