AKSIDENT TRAGJIK NË LIBRAZHD, NDËRRON JETË 53-VJEÇARI NË SPITALIN E TRAUMËS

AKSIDENT TRAGJIK NË LIBRAZHD, NDËRRON JETË 53-VJEÇARI NË SPITALIN E TRAUMËS

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në fshatin Funarës, në zonën e Librazhdit, ka përfunduar me një viktimë, pasi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 53-vjeçari Luan Çota, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë pas daljes nga rruga të automjetit me të cilin po udhëtonte.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës pranë qendrës së fshatit Funarës, në Njësinë Administrative Orenjë. Sipas policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi Besnik Laçku, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe u përplasur disa herë me pemët anës saj.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dy personat në automjet kanë mbetur të plagosur rëndë. Pasagjeri Luan Çota, 53 vjeç, është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas burimeve hetimore, drejtuesi i mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur në momentin e aksidentit dhe është ndaluar nga policia, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja fatale.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësitë përkatëse.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *