ARRESTOHET NË ULQIN I KËRKUARI PËR VRASJEN E ÇIFTIT NË BALLDREN

ARRESTOHET NË ULQIN I KËRKUARI PËR VRASJEN E ÇIFTIT NË BALLDREN

Falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve malazeze, është lokalizuar dhe arrestuar në Ulqin një shtetas i shpallur në kërkim lidhur me një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 26.04.2026 në fshatin Balldren të Lezhës.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Malit të Zi ka ndërhyrë menjëherë pas informacionit të marrë në kohë reale nga autoritetet shqiptare, duke bërë të mundur kapjen e shtetasit dhe më pas deportimin e tij drejt Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit.

Pas dorëzimit te Policia Kufitare shqiptare, ai është shoqëruar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas është ndaluar nga specialistët e Hetimit të Krimeve Kundër Personit.

I ndaluari është identifikuar si Besnik Kolndreu, 40 vjeç, banues në fshatin Torovicë, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

Ai ishte shpallur më herët në kërkim në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lezhës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, në kuadër të hetimeve për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në Balldren.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Kolndreu ka ndihmuar autorët e krimit duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur pas ngjarjes. Mjeti është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *