ÇMIMET E NAFTËS BIEN PAS MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME SHBA-IRAN

ÇMIMET E NAFTËS BIEN PAS MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME SHBA-IRAN

Çmimet globale të naftës kanë vijuar rënien të enjten, pas reagimit pozitiv të tregjeve ndaj hyrjes në fuqi të marrëveshjes së përkohshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila synon uljen e tensioneve dhe rritjen e furnizimit global me energji.

Nafta Brent ka zbritur nën 78 dollarë për fuçi, duke zgjeruar humbjet e ditëve të fundit dhe duke u afruar me nivelet më të ulëta që nga fillimi i marsit. Ndërkohë, nafta bruto amerikane WTI po tregtohet nën 75 dollarë për fuçi.

Sipas analistëve të tregut, presioni kryesor mbi çmimet vjen nga pritshmëritë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rikthimin gradual të eksporteve iraniane në tregjet ndërkombëtare, çka pritet të rrisë ndjeshëm ofertën globale të naftës.

Marrëveshja e përkohshme, e nënshkruar në mënyrë dixhitale mes dy vendeve, ka hyrë tashmë në fuqi dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të situatës në tregjet e energjisë.

Shtesë në presionin për ulje të çmimeve po japin edhe parashikimet e Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila vlerëson se tregu global i naftës mund të përballet me një tepricë prodhimi në vitet e ardhshme.

Kombinimi i këtyre faktorëve ka forcuar pritjet e investitorëve për një stabilizim të tregut dhe mundësi për rënie të mëtejshme të çmimeve të naftës në nivel global.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *