PISTOLETË “GLOCK” GJENDET NË LULISHTE NË SARANDË/ REZULTON IMITIM ME SFERA PLASTIKE

PISTOLETË “GLOCK” GJENDET NË LULISHTE NË SARANDË/ REZULTON IMITIM ME SFERA PLASTIKE

Një armë zjarri tip pistoletë “Glock” është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm e hedhur në një nga lulishtet në shëtitoren “Naim Frashëri”, në Sarandë, mbi plazhin “Centrali”.

Objekti është pikasur fillimisht nga efektivë të Policisë Bashkiake të Sarandës, të cilët kanë siguruar zonën deri në mbërritjen e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Menjëherë pas verifikimeve të kryera nga policia, ka rezultuar se arma e gjetur nuk ishte armë zjarri funksionale, por një imitim me sfera plastike, me pamje të ngjashme me një pistoletë “Glock”.

Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar se si objekti ka përfunduar në atë zonë publike.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *