Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.
Sipas informacioneve paraprake, një drejtues motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në sallën e reanimacionit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
