ZBULONI DASMËN E “KRIPUR” TË DUA LIPA DHE CALLUM TURNER

ZBULONI DASMËN E “KRIPUR” TË DUA LIPA DHE CALLUM TURNER

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në Palermo të Italisë, e cila ka zgjatur tre ditë dhe ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, ceremonia kryesore është zhvilluar në Villa Valguarnera, një rezidencë historike e shekullit XVIII në Bagheria, ku çifti ka shkëmbyer betimet përpara familjarëve dhe rreth 200 të ftuarve. Ambienti është dekoruar me lule dhe ndriçim elegant, duke krijuar një atmosferë romantike dhe ekskluzive.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ka qenë performanca surprizë e Elton John, i cili ka interpretuar këngën ikonike “Your Song” për çiftin e sapomartuar.

Në listën e të ftuarve kanë qenë figura të njohura ndërkombëtare si Donatella Versace, Charli XCX, Mark Ronson, Troye Sivan dhe të tjerë emra të njohur të muzikës dhe modës.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *