Niko Qarkaj iu bashkua ditën e djeshme protestës së 36-të të zhvilluar në Tiranë, vetëm pak orë pasi u lirua nga paraburgimi, ku qëndronte që prej së enjtes pas arrestimit gjatë protestës së mbajtur përpara Kuvendit.
I riu iu afrua kordonit të Policisë së Shtetit dhe puthi duart e disa efektivëve, të cilët iu përgjigjën me përqafime. Gjesti u prit me duartrokitje nga protestuesit e pranishëm, duke përcjellë mesazhin se protesta nuk është e drejtuar kundër uniformave blu, pavarësisht incidenteve të raportuara gjatë ditëve të fundit.
Qarkaj, i cili vuan nga epilepsia, u lirua të dielën me vendim të Gjykatës Penale.
Gjatë qëndrimit në paraburgim, ai ka pretenduar se është dhunuar nga efektivë të Policisë së Shtetit. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai u transportua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

