OPERACIONI “GRUPI” NË VLORË, ARRESTOHET I DYSHUARI PËR PLAGOSJEN NË ÇOLE

OPERACIONI “GRUPI” NË VLORË, ARRESTOHET I DYSHUARI PËR PLAGOSJEN NË ÇOLE

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Grupi”, duke arrestuar Turi Algjonin, i dyshuar për një plagosje me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë në zonën e Çoles, në lagjen “24 Maji”.

Sipas burimeve policore, i dyshuari akuzohet se ka qëlluar me pistoletë një të ri teksa ky i fundit po dilte nga një lokal pranë rrethrrotullimit të lagjes.

Policia bën me dije se operacioni është zhvilluar pas informacioneve operative mbi lëvizjen e personave të armatosur dhe të dyshuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku ndër ta rezultonte edhe autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me dashje, e ndodhur më datë 07.06.2026.

Në aksion kanë marrë pjesë specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe atij për Krimet Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *