INFLACIONI NË SHQIPËRI ARRIN NIVELIN MË TË LARTË, RRITEN ÇMIMET E KARBURANTEVE DHE USHQIMEVE

INFLACIONI NË SHQIPËRI ARRIN NIVELIN MË TË LARTË, RRITEN ÇMIMET E KARBURANTEVE DHE USHQIMEVE

Inflacioni në Shqipëri ka arritur nivelin më të lartë në dy vite e gjysmë, duke reflektuar një rritje të përgjithshme të çmimeve në ekonomi. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), inflacioni në muajin maj është rritur në 3%, nga 2.8% që ishte në prill. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ky tregues është rritur me 0.8 pikë përqindje.

Ekspertët e ekonomisë theksojnë se rritja vijon të ndikohet kryesisht nga çmimet e lëndëve djegëse, veçanërisht nafta. Sipas të dhënave, inflacioni në këtë kategori është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 1.5% në maj 2025 në 4.2% muajin e kaluar.

Ndikimi i rritjes së çmimeve është reflektuar edhe në perceptimin e qytetarëve, të cilët shprehen se, pavarësisht rritjeve të përkohshme, çmimet rrallëherë ulen pas një shtrenjtimi fillestar.

Ndërkohë, inflacioni tek ushqimet dhe pijet ka shënuar gjithashtu rritje, duke arritur në 2.2% nga 1.3% në prill, edhe pse mbetet më i ulët krahasuar me një vit më parë. Sipas ekspertëve, kjo lidhet edhe me sjelljen e tregtarëve dhe nivelin e marzheve të fitimit në treg.

Nëse inflacioni kalon objektivin prej 3%, Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë duke rritur normën bazë të interesit, me qëllim stabilizimin e çmimeve dhe kontrollin e presioneve inflacioniste në ekonomi.

Aktualisht, norma bazë e interesit për lekun qëndron në 2.5%, nga 3.25% që kishte arritur në vitin 2024, kur banka qendrore ndërhyri për të frenuar rritjen e çmimeve të shkaktuara nga krizat globale, përfshirë efektet e luftës në Ukrainë.

Ekspertët paralajmërojnë se zhvillimet e ardhshme në tregjet ndërkombëtare dhe çmimet e energjisë do të jenë vendimtare për ecurinë e inflacionit në muajt në vijim.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *