Muzeu i Luvrit ka njoftuar përzgjedhjen e një ekipi arkitektësh francezë dhe gjermanë për projektin e tij të zgjerimit, një ndërhyrje madhore që vlerësohet të kushtojë nga 700 milionë deri në 1 miliard euro.
Sipas planit, projekti synon të krijojë një hyrje të dytë madhështore në muze, me qëllim uljen e mbipopullimit dhe rritjen e kapacitetit të vizitorëve me rreth tre milionë në vit.
Gjithashtu, parashikohet ndërtimi i një hapësire të re ekspozimi të dedikuar për veprën e famshme të Leonardo da Vinçit, Mona Lisa, një nga pikturat më të vizituara në botë.
Për realizimin e projektit janë përzgjedhur firmat STUDIOS Architecture Paris dhe Selldorf Architects, të cilat u zgjodhën nga një listë prej pesë kandidatësh.
Ministrja e Kulturës së Francës, Catherine Pegar, e ka cilësuar dizajnin si “të respektueshëm dhe bashkëkohor”, duke theksuar se synimi është krijimi i një lidhjeje të re mes qytetit, pallatit dhe muzeut.
