ZBULIME TË REJA NË AMANTIA, DALIN NË DRITË STRUKTURA TË RËNDËSISHME ANTIKE

ZBULIME TË REJA NË AMANTIA, DALIN NË DRITË STRUKTURA TË RËNDËSISHME ANTIKE

Në qytetin antik të Amantia janë zbuluar këtë qershor struktura të reja arkeologjike me rëndësi të veçantë historike, që hedhin dritë mbi organizimin urban dhe sistemin mbrojtës të qytetit.

Sipas arkeologëve që po punojnë në terren, është identifikuar një godinë e madhe që ka qenë në përdorim për një periudhë të gjatë, që nga shekulli III p.e.s. deri në shekujt V–VI e.s. Po ashtu, janë evidentuar elemente të fortifikimit të pjesës së poshtme të qytetit, përfshirë edhe zonën e agorasë antike, e cila më herët mendohej se kishte qenë e pafortifikuar.

Një tjetër zbulim i rëndësishëm lidhet me një strukturë të mundshme kulle, pjesë e sistemit mbrojtës të qytetit. Sipas studiuesve, gërmimet e ardhshme pritet të konfirmojnë funksionin dhe përmasat e saj.

Në zonën lindore të sitit janë gjetur gjithashtu mbetje të një ndërtese monumentale, që dyshohet se ka pasur funksione ekonomike ose lidhje me tregtinë dhe transportin.

Zbulimet më të hershme në këtë zonë datojnë në muajin maj dhe përfshijnë një ndërtesë jashtë mureve të qytetit antik, e cila i përket të njëjtës periudhë kronologjike.

Arkeologët pritet të vijojnë gërmimet në zonën e akropolit dhe pranë stadiumit antik, ku dyshohet se mund të gjenden struktura të tjera publike që do të plotësojnë më tej panoramën e qytetit të lashtë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *