SHPËRTHIM TRONDITËS NË PRIZREN, SHËNJESTROHET SHTËPIA E AVOKATIT KADOLLI

SHPËRTHIM TRONDITËS NË PRIZREN, SHËNJESTROHET SHTËPIA E AVOKATIT KADOLLI

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pas mesnate në një lagje të qytetit të Prizren, ku objekt sulmi ka qenë banesa e avokatit Betim Kadolli.

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe ende nuk janë identifikuar autorët apo motivet e sulmit.

Autoritetet po punojnë në mbledhjen e provave dhe analizimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa zona është kontrolluar nga forcat e sigurisë për të siguruar vendngjarjen dhe për të ndihmuar hetimet.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *