DRAFTI I RI I KODIT PENAL/ ASHPËRSOHEN DËNIMET PËR ABUZIMIN ME FONDET E BE-SË DHE KORRUPSIONIN

DRAFTI I RI I KODIT PENAL/ ASHPËRSOHEN DËNIMET PËR ABUZIMIN ME FONDET E BE-SË DHE KORRUPSIONIN

Në draftin e ri të Kodit Penal parashikohet forcim i ndjeshëm i masave ndëshkuese për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian dhe veprat e korrupsionit.

Sipas projektit, personat që shpërdorojnë fondet e Bashkimi Evropian mund të dënohen me 3 deri në 7 vite burg. Në rastet kur autorët fshihen ose arratisen, dënimi parashikohet të dyfishohet.

Drafti thekson gjithashtu rritjen e përgjegjësisë për zyrtarët publikë të përfshirë në korrupsion, ku dënimet pritet të jenë më të ashpra krahasuar me legjislacionin aktual.

Sipas ekspertëve të cituar në debat, masa të tilla synojnë forcimin e integritetit institucional dhe garantimin e përdorimit të drejtë të fondeve publike, sidomos atyre të dedikuara për zhvillim dhe projekte infrastrukturore.

Në projektligj përfshihen gjithashtu dispozita për kriptomonedhat dhe veprimtaritë financiare të parregulluara, të cilat mund të përdoren për mashtrime fiskale ose pastrim parash. Për këtë arsye, parashikohet rritje e kontrollit dhe ndëshkimeve në këtë sektor.

Drafti i ri konsiderohet një hap drejt forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe rritjes së transparencës në menaxhimin e fondeve publike dhe ndërkombëtare.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *