Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e tij mbi projektligjin për financimin e partive politike në Shqipëri, duke theksuar nevojën për më shumë transparencë dhe rregulla më të qarta.
Në raportin e tij, Komisioni vëren se partitë politike duhet të vijojnë konsultimet dhe se duhet të sigurohet një shpërndarje më e drejtë e burimeve financiare midis tyre.
Sipas rekomandimeve, ligji duhet të përcaktojë në mënyrë të detajuar të gjitha burimet e financimit të partive politike, në mënyrë që të shmangen paqartësitë dhe të rritet kontrolli mbi financat publike dhe private të partive.
Po ashtu, theksohet se disa dispozita të draftit kanë nevojë për sqarime të mëtejshme, ndërsa vihet theksi te forcimi i rolit të mbikëqyrjes së Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Komisioni sugjeron gjithashtu që KQZ duhet të ketë më shumë kapacitete dhe burime për të kontrolluar në mënyrë efektive financimin e partive dhe fushatave zgjedhore, me qëllim rritjen e transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor.

