NDËRRON JETË STUDIUESI I LETËRSISË SHQIPTARE ALI XHIKU, UNIVERSITETI I TIRANËS NË ZI

NDËRRON JETË STUDIUESI I LETËRSISË SHQIPTARE ALI XHIKU, UNIVERSITETI I TIRANËS NË ZI

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare studiuesi dhe pedagogu i njohur i letërsisë shqipe, Ali Xhiku, një nga figurat e rëndësishme të studimeve letrare në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga profesorja e asociuar Lili Sula, e cila ka shprehur ngushëllimet për humbjen e akademikut, duke e cilësuar Xhikun “një njeri dhe pedagog të rrallë, si dhe një studiues të vyer të letërsisë shqiptare”.

Ali Xhiku ka shërbyer për vite me radhë në Universitetin e Tiranës, ku ka mbajtur edhe detyra drejtuese si zv/dekan dhe dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Gjatë karrierës së tij akademike, ai është vlerësuar me çmime të ndryshme, përfshirë edhe “Autor i librit më të mirë studimor” në Panairin e 28-të të Librit për veprën “Faqeve të historiografisë shqiptare”.

Ndër veprat e tij më të njohura renditen “Letërsia shqipe si polifoni”, “Duke lexuar letërsinë e traditës”, “Nga romantizmi rrjedhave të realizmit”, “Përmes mendimit historiko-letrar të Çabejt” dhe “Sprovë për një tjetër histori të letërsisë shqipe”, të cilat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në studimin e letërsisë shqiptare.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *