Final Four ka hyrë në fazën vendimtare, ndërsa fundjavën e kaluar u zhvilluan ndeshjet e javës së dytë në Air Albania Stadium, ku atmosfera në tribuna ka tërhequr vëmendjen përtej fushës së lojës.
Në çdo ndeshje, në tribunat e stadiumit është e pranishme edhe gazetarja Trevisa Tufa, e cila shpesh bëhet pjesë e vëmendjes së publikut gjatë eventeve sportive.
Tufa, e njohur si moderatore e emisionit “Sport News” në News 24, shpesh ndan momente nga prania e saj në stadium në rrjetet sociale, duke pasqyruar atmosferën e ndeshjeve.
Ajo është pjesë e përditshme e ekranit televiziv, ku prezanton emisionin sportiv çdo ditë nga e hëna në të premte në orën 17:00.
