Papa Leo XIV ka kritikuar ashpër konceptin e “luftës së drejtë”, duke e cilësuar atë të tejkaluar dhe duke paralajmëruar se njerëzimi po “rrokulliset drejt një kulture force”.
Deklaratat janë bërë në enciklikën e tij të fundit, dokument zyrtar përmes të cilit Papa u drejtohet besimtarëve katolikë mbi çështje të rëndësishme politike, morale dhe fetare.
“Sot, më shumë se kurrë, është e rëndësishme të pohohet se teoria e ‘luftës së drejtë’, e cila shpesh përdoret për të justifikuar çdo operacion ushtarak pa cenuar të drejtën e vetëmbrojtjes në kuptimin më të ngushtë të fjalës, është e vjetëruar”, thuhet në dokumentin e Papës.
Kreu i Kisha Katolike bëri thirrje edhe për vendosjen e rregullave të rrepta ndërkombëtare mbi përdorimin e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar se teknologjia po ndikon në përhapjen e dezinformimit dhe mund ta zhysë botën në konflikte të pafundme.
Sipas Papës, revolucioni dixhital ka transformuar natyrën e luftërave moderne, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe automatizimin e vendimeve ushtarake, çka shton rrezikun për destabilizim global.
