LEGJENDA E HOLLYWOOD-IT DEL NË PENSION

LEGJENDA E HOLLYWOOD-IT DEL NË PENSION

Një epokë e kinemasë botërore duket se po mbyllet. Aktori dhe regjisori legjendar Clint Eastwood është tërhequr nga regjia aktive e filmave, sipas deklaratave të djalit të tij, Kyle Eastwood.

Lajmi u bë publik gjatë një interviste të Kyle Eastwood për një media franceze, ku ai kujtoi bashkëpunimet me të atin dhe zbuloi se fituesi i shumëfishtë i çmimeve Oscar tashmë ka hyrë në pension. Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar nga vetë Eastwood apo nga studiot me të cilat ka bashkëpunuar, deklarata e të birit ka ngjallur reagime të shumta në botën e filmit.

“Kam shumë kujtime të bukura nga puna me të. Ai tani është në pension… pata shumë fat që kam punuar me të në disa filma”, u shpreh Kyle Eastwood.

Clint Eastwood, i cili së fundmi festoi 96-vjetorin e lindjes, mbetet një nga figurat më të rëndësishme dhe më me ndikim në historinë e Hollywood-it. Ai fitoi famë ndërkombëtare me filmat western të regjisorit Sergio Leone dhe më pas u shndërrua në një ikonë të ekranit me personazhin e inspektorit Harry Callahan në serinë e famshme “Dirty Harry”.

Përveç karrierës së tij si aktor, Eastwood ndërtoi edhe një rrugëtim të jashtëzakonshëm si regjisor, duke sjellë në ekran filma të vlerësuar nga kritika dhe publiku si “Unforgiven”, “Mystic River”, “Million Dollar Baby”, “Gran Torino” dhe “American Sniper”.

Veprat e tij janë shpërblyer me çmimet më prestigjioze të industrisë. “Unforgiven” dhe “Million Dollar Baby” fituan Oscar për Filmin më të Mirë, ndërsa vetë Eastwood u nderua dy herë me Oscar për Regjinë më të Mirë.

Filmi i tij më i fundit, drama gjyqësore “Juror #2”, me protagonistë Nicholas Hoult, Toni Collette, Kiefer Sutherland dhe J.K. Simmons, pritet të mbetet kapitulli i fundit i një karriere të jashtëzakonshme që ka zgjatur më shumë se gjashtë dekada dhe ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në historinë e kinemasë botërore.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *