Avokatët e kryeqytetit kanë zgjedhur kolegun e tyre, Klodian Skënderaj, në krye të Dhomës së Avokatisë Tiranë për një mandat 4-vjeçar.Burimet bëjnë me dije se nga 774 pjesëmarrës në procesin zgjedhor të zhvilluar ditën e sotme, 569 prej tyre kanë votuar për kandidatin Klodian Skënderaj. Në rend zbritës, ai është ndjekur nga kandidati Lulzim Alushaj me 88 vota dhe kandidati Saimir Vishaj me 43 vota.Për kreun e Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë kandiduan gjithsej 8 avokatë.Në procesin zgjedhor të së premtes, avokatët votuan gjithashtu edhe për Këshillin Drejtues dhe Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë Tiranë.Me këtë rezultat, Klodian Skënderaj do të drejtojë Dhomën Vendore të Avokatisë Tiranë për katër vitet e ardhshme.
- May 22, 2026
0
16
Less than a minute
You can share this post!
administrator
