Kush po i tradhëton demokratët? Mesazhet që zbulojnë ‘flirtet’ politike me Maznikun dhe talljen me Berishën

Kush po i tradhëton demokratët? Mesazhet që zbulojnë ‘flirtet’ politike me Maznikun dhe talljen me Berishën

Shefja e shtabit të Tomor Alizotit në komunikimet me drejtuesin politik të PS-së për Qarkun e Elbasanit…

Një sërë mesazhesh janë publikuar në rrjetet sociale përmes të cilave ‘zbulohet’ ajo që ndodh prej kohësh në Partinë Demokratike, ku individë të promovuar nxitojnë të flirtojnë politikisht jo thjesht me PS-në, por me ministrat e Edi Ramës.Mesazhet e mëposhtme i përkasin një personazhi të identifikuar si Erneda Kodra, e cila ka qenë drejtuese e shtabit të Tomor Alizotit në zgjedhjet e fundit parlamentare, teksa deputeti demokrat ishte caktuar si drejtues politik për Qarkun e Elbasanit. Rezultati që mori PD dhe aleatët e saj në këtë qark ishte katastrofik, pavarësisht përbetimeve të Alizotit se ‘do të hante të gjallë” socialistët.Por duket se ‘krahu i djathtë’ i tij në fushatë as më shumë dhe as më pak komunikonte me Arbjan Maznikun, sot ministër, por në zgjedhjet e fundit ishte drejtues politik për PS-në në Qarkun e Elbasanit.Nga mesazhet e publikuara shihet një komunikim privat në aplikacionin “Messenger”, ku njëra palë i drejtohet bashkëbiseduesit me tone miqësore dhe falënderuese, ndërsa në vijim zhvillohet një diskutim mbi perspektivën e investimeve në qytetin e Elbasanit.Në një prej mesazheve thuhet se “Kalaja është një aset i jashtëzakonshëm, një xhevahir që ka nevojë të zbulohet përmes investimeve”, duke e cilësuar zonën historike si një nga potencialet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.Më tej, në komunikim përmendet edhe shkolla profesionale e Elbasanit, për të cilën pretendohet se konsiderohet një model pozitiv në arsimin profesional shqiptar. Në mesazh thuhet se institucioni me rreth 1200 nxënës “është më i mirë se çdo shkollë tjetër në Shqipëri dhe duhet të kthehet në një model për gjithë vendin”.Referuar mesazheve të publikuara, Erneda Kodra, sot pjesë e një grupi në “Telegram” ku duket se i përket strukturave të PD-së, shprehet kritike për garën e 23 majit, ku Sali Berisha ka zgjedhur të ‘garojë’ me veten e tij, për postin e kreut të PD-së.“Për çfarë duhet të shpërndahet kryetar? Apo që njerëzit të mendojnë që të votojnë, Sali Berishën apo Sali Berishën? Votimi i vështirë ka për të qenë. Ishalla nuk ja vjedhin zgjedhjet”, shkruan Erneda Kodra, duke iu përgjigjur kreut të degës së PD-së Elbasan, ose një drejtuesi politik, që u kërkon anëtarëve që të angazhohen për atë që konsiderohet si referendum për rikonfirmimin e Berishës si kryetar i PD-së.Nuk dihet nëse Kodra, pas këtyre mesazheve, do të shpallet ‘armike’ ose jo, do të përfitojë statusin e të vetëpërjashtuarës apo do të përjashtohet, por ajo të paktën për dy vite, konsiderohej si një ‘personazh i besuar’ i të besuarit të Berishës në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizotit. Ajo që dihet është se Kodra vijon të shpërndajë në rrjetet sociale fjalime të Tomor Alizotit, madje postimet e fundit janë pikërisht fjalimet e deputetit të PD-së në seancën e fundit parlamentare. Nuk dihet nëse Kodra është zgjedhur nga Alizoti si drejtuese fushate, pasi në zgjedhjet e fundit ai u zhvendos nga Berati ku ishte i deleguar në Elbasan, pas burgosjes së Ervin Salianjit, por sot ndoshta mund të ndjehet keq, që në krye të shtabit i vendosën apo përzgjodhi një personazh, me kontribute ose jo në PD, që më kollaj mund të komunikonte me Maznikun e Ramës, se sa me të deleguarit e Berishës.Por në fund të fundit, kur drejtuesit e PD-së hyjnë në jo pak raste në pazare me Edi Ramën, që nisin si politike dhe më pas krejt rastësisht kthehen në pazare të tjera, gjithkush ka të drejtën të bëjë pazare, thjesht ata që ndjehen keq mund të jenë militantët.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *