Ish-drejtori i Policisë së Vlorë, Sokol Mulosmani, është arrestuar në Tiranë pas një konflikti të dyshuar për motive pronësie me familjarët e tij.
Sipas informacioneve paraprake, në pranga kanë përfunduar gjithsej pesë persona, katër prej të cilëve janë vëllezër.
Mësohet se Mulosmani është përfshirë mbrëmjen e së shtunës në një konflikt me tre vëllezërit e tij dhe nipin, ndërsa përplasja dyshohet të ketë lindur për çështje pronësie.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet. Pas njoftimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar situatën, duke shoqëruar dhe më pas arrestuar personat e përfshirë.
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë e secilit prej të përfshirëve mbeten ende objekt hetimi nga autoritetet kompetente.

